Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
1 View
ZMADHIMI I GJOKSIT

Kirurgët estetik të Klinikës DaVINCI propozojnë dy mënyra për zmadhimin e gjoksitZmadhimi i gjoksit me protezë silikoni. Kjo është një alternative e përhershme e shtimit të volumit të gjoksit nëpërmjet vendosjes së implanteve të cilat kanë pamjen natyrale të formës së gjoksit. Zmadhimi i gjoksit me dhjam nga vet pacienti. Kjo është një alternative mjaft e preferuar nga ato vajza apo gra që nuk dëshirojnë vendosjen e protezave në trup. Zmadhimi i gjoksit me dhjam (lipofilling i gjoksit) është një rezultat i përkohshëm, kjo pasi 50% e dhjamit që injektojmë absorbohet brenda 1 muaji dhe pjesa tjetër mbetet përgjithmonë në zonën ku është injektuar.

Femrat që duan të kryejne nderhyrjen "Zmadhimi i gjoksit" duhet të kenë arritur moshën e pjekurisë (18 vjeç), të diskutojnë paraprakisht me kirurgun mbi pritshmëritë që kanë për rezultatin dhe të jenë të përgatitura për të ndjekur disa rregulla, jo vetëm përpara operacionit, por edhe pas tij, në mënyrë që të sigurohet suksesi i ndërhyrjes.

Protezat që përdorin kirurgët italianë të klinikës DaVINCI janë implante të sigurta, të markave më të njohura ndërkombëtarisht,me garanci të përjetshme (Proteza Mentor dhe B-Lite). Teknika që aplikojnë kirurgët tanë për vendosjen e protezave quhet Dual Plain, pra pozicionimi i protezave poshtë muskulit pektoral. Operacioni "zmadhimi i gjoksit me protezë silikoni" zakonisht zgjat 60-90 minuta dhe kryhet në anestezi totale. Kryerja e operacionit të zmadhimit të gjoksit nuk kufizon ushqyerjen me gji të foshnjës apo kryerjen e ekzaminimeve mjekësore si mamografia dhe ekografia.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes.
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes.
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode.

Pas operacionit

  • Pacientët që i nështrohen operacionit të zmadhimit të gjoksit duhet të qëndrojnë një natë në spital.
  • 3 ditë pas operacionit pacienti duhet të paraqitet për të kryer mjekimin e plagës.
  • Një pacient qe ka kryer nderhyrjen "zmadhimi i gjoksit me protez silikoni" referon një shtrëngim dhe dhimbje në zonën e kraharorit, veçanërisht ditët e para.
  • Shumica e pacientëve dalin nga spitali me drena.
  • Pas 2 – 3 ditësh nga operacioni parashikohet heqja e drenave të gjoksit nga stafi mjekësor i Klinikës.
  • Pas muajit të parë sistemi imunitar fillon të krijojë një mbështjellje përreth protezave duke i izoluar këto të fundit,ky është moment kur pacienti fillon të mos i ndjejë më protezat si një trup i huaj.
  • Gjatë periudhës së rekuperimit është e rëndësishme mbajtja e reçipetave të posaçme të cilat shërbejnë për ta mbajtur gjoksin të palëvizshëm.Këshillojmë të shmangni aktivitetet e rënda fizike për 3 – 4 javë pas operacionit.