Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
863 Views
RINOPLASTIKA (RIMODELIMI ESTETIK DHE FUNKSIONAL I HUNDËS)

Rinoplastika ose rimodelimi i hundës është ndërhyrja kirurgjikale që ndryshon formën dhe madhësine e hundës. Operacioni mund të kryhet për të korigjuar një dëmtim të hundës, një difekt nga lindja, penges nga mish i huaj ne hundë, për probleme të frymëmarrjes ose për arsye estetike. Kirurgu italian ORL (Otorinolaringolog) garanton rezultate estetike në harmoni me tiparet e tjera të fytyrës si edhe përmirësim të frymëmarrjes përgjithmonë, te cila arrihen nga rimodelimi estetik i hundës.

Klinika DaVinci falë eksperiencës së kirurgëve italianë ORL (Otorinolaringolog) numëron qindra ndërhyrje të suksesshme të kryera të pacientëve të saj lidhur me:

  • Rimodelim estetik i hundës (Rinoplastika)
  • Devijimin e septimumit (Septoplastika)
  • Trajtimin e mukozave të enjtura të rrugëve të frumëmarrjes (Turbinektomia)
  • Trajtimin e sinusitit
  • Trajtimin e tonsilitit (bajamet e infektuara)

Rinoplastika mund të realizohet në dy teknika "e hapur" ose "e mbyllur". Paraprakisht kryhet një konsultë me kirurgun ORL për të përcaktuar se cila teknikë është e përshtatshmë në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes. Gjatë operacionit të rimodelimit të hundës kirurgu do të trajtojë çdo element të hundës, ku përfshihet kurrizi, çdo ngritje, mish i huaj ne hundë, gjerësinë e hundës dhe flegrat e saj, rimodelim i majës së hundës, drejtim i strukturës kockore dhe kërcore si dhe përmirësim të rrugëve të frymëmarrjes. Operacioni i hundës kryhet në anestezi totale. Në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes, operacioni zgjat 60 - 90 min.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
  • Të paktën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospir, Cemerit, Ascriptin, etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes.
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes.
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode.

Pas operacionit

  • Pas operacionit pacientët qëndrojnë një natë të shtruar në spital nën kujdesin e stafit mjekësor
  • Periudha e shërimit zgjat 10–12 ditë, në varësi të enjtjeve dhe kompleksitetit të operacionit.
  • Pas operacionit sipër hundës vendoset një suport gipsi (ose "allci") e cila ndihmon në ruajtjen e strukturës së hundës nga prekjet apo lëndimet e jashtëm.
  • Pas 7-10 ditëve gipsi hiqet dhe zëvendësohet me një çerotë të hollë e cila mbahet për 1-2 ditë.
  • Pas operacionit pacienti do të ketë edema (enjtje) dhe nxirje në zonën përreth hundës dhe syve, të cilat zgjasin nga 6-14 ditë, kjo në varësi të fizionomisë së individit.
  • 10 ditë pas operacionit "Rinoplastika" pamja e hundës është normalizuar dhe ju mund të shikoni rezultatin paraprak si dhe të merrni frymë lirshëm, por procesi i plotë i rekuperimit përfundon pas 6 – 12 muaj.