Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
879 Views
LIFTING I FYTYRES

Lifting i fytyrës ose tërheqja e lëkurës së fytyrës apo të qafës është një ndërhyrje nëpërmjet së cilës muskujt dhe indet lidhës të fytyrës manipulohen për t'i dhënë asaj një pamje më të freskët e më të re duke minimizuar dhe rrudhat e fytyrës. Gjatë ndërhyrjes depozitimet e dhjamit mund të ripozicionohen ose të eliminohen nëpërmjet liposucionit.

tërheqja e lëkurës së fytyrës me kirurgji është një operacion që kryhet në anestezi totale ose lokale me sedacion, kjo në varësi të zgjedhjes së pacientit. Procedura për lifting të fytyrës parashikon tërheqjen e lëkurës, duke filluar nga zona anësore e ballit e duke zbritur në drejtim të zonës së mollëzave, pas veshëve e duke përfunduar afër qafës. Lëkura e tërhequr qepet me fije të holla të cilat hiqen nga mjeku pas 1012 ditësh

Për të arritur rezultatet e dëshiruara, ndërhyrja kirurgjikale lifting i fytyrës mund të shoqërohet edhe me liposucion të dhjamit në zonën e gushës dhe ripozicionim të dhjami në mollëza për ti dhënë lëkurës së fytyrës më shumë volum dhe shkëlqim.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes.
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes.
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode.

Pas operacionit

  • Pas ndërhyrjes lifting i fytyrës apo i qafës pacientët qëndrojnë 1 natë të shtruar në spital.
  • Periudha e shërimit është relativisht e shpejtë, pacientët ndjehen mirë që pas 2–3 ditëve të para.
  • Enjtjet dhe shenjat e zeza fillojnë të largohen në fund të javës së parë.
  • Duhet shmangur aktiviteti i lodhshëm 2 javë pas operacionit.
  • Pacientët që kryejnë trajtim të fytyrës me lifting duhet të vazhdojnë takimet me stafin tonë profesionist edhe pas operacionit për të ndjekur trajtime estetike për të patur një fytyrë rinore dhe lëkurë sa më të shëndetshme.