Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
1,600 Views

LIPOFILLING (INJEKTIM I DHJAMIT NË FYTYRË DHE TRUP)

Lipofilling është një metodë kirurgjikale e cila konsiston në heqjen e dhjamit nga zona të caktuara të trupit si për shembull liposucion i barkut, ijet apo kofshët dhe transferimi i dhjamit (lipofilling) në zona të ndryshme të fytyrës ose trupit. Procedure qe konsiston te injektimi i dhjamit ne trup dhe injektimi i dhjamit ne fytyre.

Plakja përcakton një ndryshim natyral të indeve të fytyrës dhe të qafës për shkak të zhvendosjes dhe hollimit të masave muskulare dhe humbjes se elasticitetit te lëkurës duke shfaqur rrudha të dukshme në zona si këndet e syrit, në mesin e vetullave, thellimi i vijave nasolabiale si dhe rënien e volumit të mollëzave. Lipofilling i fytyres lejon që këto “defekte” të zbuten duke mbushur kanalet dhe rrudhat si dhe duke korrigjuar e riformuar volumin e tyre.

Kandidatët më të përshtatshëm për këtë procedurë janë si meshkujt ashtu edhe femrat që kanë humbur peshë apo që kanë një elasticitet të ulët të lëkurës. Injektimi i dhjamit ne fytyre eshte nje operacion i transferimit të dhjamit për shtimin e volumit në fytyrë zgjat 40 60 minuta dhe kryhet në anestezi lokale me sedacion. Në rastet kur dëshirojmë të shtojmë volumin në zona si gjoksi apo vithe kryhet injektimi i dhjamit ne trup, atëherë procedura procedura zgjat 90 minuta, kryhet në anestezi totale dhe keshillohet nje natë qëndrimi ne spital. Shenjat pas operacionit janë të dukshme në 4 javët e para pas ndërhyrjes, më pas ato zbehen dukshëm.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
  • Disa ditë përpara operacionit do të kryeni  ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes.
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes.
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode.

Pas operacionit

  • Pas ndërhyrjes së injektimit të dhjamit në trup, pacientët mbajnë veshur një korse elastike që ju ofrohet nga Klinika DaVINCI.
  • Dhimbjet pas ndërhyrjes janë të lehta dhe të përballueshme por mund te merren dhe qetësuesa per një riperim sa më të lehtë.
  • Rekomandohet 5 – 7 ditë pushim pas nderhyrjes.
  • Rezultati pas procedurës lipofilling është i dukshëm pas 3 javëve nga ndërhyrja pasi në fillim do të jeni të enjtur.
  • Duhet të prisni të paktën 3 muaj për të vendosur nëse është e nevojshme një seancë e dytë zone apo nëse jeni të kënaqur me efektin e përftuar.