Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
1 View
ZVOGËLIMI I GJOKSIT

Zvogëlimi i gjoksit, ngritja e gjoksit dhe Lifting i gjoksit, njihet në gjuhën mjekësore si mamoplasti, është një ndërhyrje estetike që kryhet zakonisht te ato femra që kanë një gjoks të madh me qëllim zvogëlimin, permirësimin e fomës dhe ngritjes së tij duke i dhënë trupit përmasa proporcionale. Femrat që duan të kryejne nderhyrjen "Zvogëlimi kirurgjikal i gjoksit" duhet te kenë arritur moshën e pjekurisë (18 vjeç).

Zvogëlimi kirurgjikal i gjoksit është një zgjidhje jetësore për gratë që kanë gjoks të madh,të varur e cila u shkakton  mungesë rehatie si dhimbje të qafës ose të shpinës, problemet në shpatulla që shkaktohen nga rripi i sutjenave dhe i shenjave që formohen poshtë gjoksit. Zvogëlimi i gjoksit, ngritja e gjoksit dhe Lifting i gjoksit janë mjaft të dobishëm për të korigjuar edhe rastet kur kemi asimetri të dukshme ndërmjet gjinjve.

Ndërhyrja kirurgjikale zgjat afërsisht 3 orë dhe kryhet në anestezi të përgjithshme. Në varësi të kompleksitetit të ndërhyrjes, pacientët mund të qëndrojnë në spital 1-2 netë. Operacioni zvogëlimi i gjoksit, nuk kufizon ushqyerjen me gji të foshnjes, nuk rrit rrezikun e tumorit të gjirit dhe lejon kryerjen e të gjitha ekzaminimeve mjekësore si mamografia dhe ekografia.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
  • Disa ditë përpara nderhyrjes "Operacioni i zvogëlimit të gjoksit" do të kryeni ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
  • Të pakën 2-javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes (Zvogëlimi i gjoksit).
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes.
  • Rekomandojmë që pacientët ditën e operacionit të paraqiten me veshje komode.

Pas operacionit

  • Periudha e shërimit pas nderhyrjes "Operacioni i zvogëlimit të gjoksit" zgjat 5-7 ditë dhe shumica e pacientëve fillojnë të ndihen mirë që në ditën e 4 ose të 5.
  • 3 ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti duhet të paraqitet pranë klinikës DaVINCI për heqjen e drenave dhe ndjekjen e mjekimeve të tjera post-operatore.
  • Gjatë periudhës së rikuperimit është e rëndësishme mbajtja e reçipetave të posaçme të cilat do ju ofrohen nga Klinika DaVINCI dhe shërbejnë për ta mbajtur gjoksin të palëvizshëm.
  • Mjeku do ju ndjekë gjatë gjithë periudhës së rekuperimit dhe do t'ju rekomandojë kur të jeni gati për të rifilluar aktivitetin tuaj normal.