Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
1 View
ABDOMINOPLASTIKA (RIMODELIMI I BARKUT)

Abdominoplastika apo miniabdominoplastika, e njohur gjithashtu si "rimodelim i barkut", është një ndërhyrje kirurgjikale që realizohet me qëllim heqjen e lëkurës së tepërt të barkut dhe tendosjen e saj. Heqja e dhjamit te barkut ose lifting i barkut kryhet ne kete operacion, i cili gjithashtu konturon zonën e barkut dhe të belit. Abdominoplastika mund të kryhet si një operacion i vetëm ose i kombinuar me ndërhyrje të tjera si, liposucioni, zmadhimi i gjoksit dhe ngritja e gjoksit. Rezultati përfundimtar që arrihet nga abdominoplastika është një bark më i bukur estetikisht përsa i përket pamjes, tonit të muskujve, dhe siluetës në tërësi. Operacioni i rimodelimit të barkut lë një shenjë (cicatrice) të hollë në fundin e barkut e cila nuk përbën shqetësim pasi mbulohet lehtësisht me veshmbathje. Ndërhyrja zgjat afërsisht 2-3 orë, ndryshon nga pacienti në pacient dhe kryhet në anestezi totale.

Përgatitja Pre-Operatore

  • Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe ti nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
  • Disa ditë përpara operacionit "Abdominoplastika - Rimodelim i barkut" do të kryeni ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
  • Të pakën 2 javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
  • Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes.
  • Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes.
  • Rekomandojmë që pacientët ditën kur do kryhet operacioni i barkut të paraqiten me veshje komode.

Pas operacionit

  • Pacientët inkurajohen të hecin që ditën e nesërme pas ndërhyrjes së rimodelimit të barkut për të parandaluar mpiksjen e gjakut.
  • Personat pas ndërhyrjes qëndrojnë në spital 2 netë.
  • Pas daljes nga spitali parashihkohen kontrolle periodike pranë klinikës për mjekimin e plagëve post-operatore deri në rekuperimin e plotë të pacientit.
  • Sygjerojmë që pacientët të rifillojnë aktivitetin normal ditor 2 javë pas operacionit "lifting i barkut".
  • Aktiviteti i tepruar fizik ose mbajtja e peshave të rënda duhet shmangur për 3-4 javët e para pas ndërhyrjes, por që mund të shtohet gradualisht më vonë nëse është bërë riforcim i muskujve të barkut.
  • Rezultatet nga heqja e dhjamit te barkut, abdominoplastikës dhe mini-abdominoplastikës janë të qëndrueshme në kohë nëse kombinohen me një dietë të balancuar dhe aktivitet të rregullt fizik.
  • Për mbajtjen e rezultateve afat-gjata, stafi mjekësor i Klinikës DaVINCI do ju sygjerojë kryerjen e testit të Nutrigjenetikës si dhe dietën e personalizuar të cilat do ju përmirësojnë mënyrën tuaj të ushqyerjes përgjithmonë.