Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik


Doktor Plastik

Puna e ekipit të mjekëve të Klinikës DaVINCI gjithmonë është lakuar për rezultatet natyrale dhe standardet perëndimore përtej pritshmërive të klientëve të saj.

Kurioziteti i publikut për të njohur profesionalizmin e mjekëve dhe punën e tyre të përditshme, na njohu me autoren e talentuar Elda Laze e cila propozon realizimin e një reality show “Doktor Plastik” me ekipin e mjekëve të Klinikës DaVINCI. Qëllimi i emisionit është që publiku të njohë dhe të kuptojë vështirësitë e një pacienti që kryen një ndërhyrje kirurgjikale estetike si dhe ndryshimet e bukura që ai përjeton në jetën e tij pas arritjes së rezultatit të dëshiruar.

Dhjetëra histori, rezultate reale dhe shumë emocion ka përcjellë ky reality per publikun shqiptar dhe jo vetëm, pasi shume pacientë pjesëmarrës në këtë emission janë qytetarë italianë që për arsye ekonomike zgjedhin të kryejnë një ndërhyrje estetike në Shqipëri por gjithmonë me kirurg estetik Italian.

https://doktorplastik.al/wp-content/uploads/2021/06/home-about-2-555x500.jpeg


Histori Suksesi në Doktor Plastik


Mbjellja e flokeve – Artemis Hajdini

Rimodelimi i hundes – Joana Gjonaj

Abdomenoplastika dhe Liposucion – Eneida Bytyqi

Rimodelimi i hundes, vesheve dhe Zgjatja e mjekres – Oltion Saliasi

Rimodelimi i hundes dhe mjekres – Diostela Koljaka

Rimodelimi i hundes dhe Eleminimi i dhjamit – Erisa Pole

Zmadhimi i gjoksit – Valentina Serrani

Rimodelimi i barkut – Gert Zenelaj

Rimodelimi i hundes – Julian Bytyci

Liposuction dhe Abdomenoplastike – Vjola Osmenaj

Liposuction, Eleminim i dhjamit nga faqet dhe Rimodelim i vitheve – Alborena Zylfi

Liposculpture dhe Abdomenoplastika – Rediona Likomani

Zvogelimi i gjoksit – Ina Daja

Mbjellja e flokeve – Florind Taku

Mbjellja e flokeve – Albano Rista

Lifting i fytyres – Zhaneta Cuka

Lifting i fytyres – Lumturi Shabani

Zmadhimi i gjoksit – Eglantina Vertopi

Zmadhimi i gjoksit – Ermela Mezuraj

Rimodelim i hundes dhe mjekres – Enxhi Boraj

Rimodelim i vesheve – Daniel Gjata

Zmadhimi i gjoksit – Giada Emanuele

Rimodelim i hundes dhe mjekres – Lorena Zana

Liposuction dhe Abdominoplastike – Kozeta Bakiu

Zmadhimi i gjoksit – Kamila Trento


Klinika DaVINCI


Klinika DaVINCI ofron shërbime të kirurgjisë estetike, oto-rino-laringlologjisë, mbjelljen e flokëve si edhe trajtime estetike jo kirurgjikale për fytyrën dhe trupin.

Stafi mjekësor i specializuar, produktet mjekësore të cilësisë më të lartë si dhe teknologjia moderne na mundësojnë arritjen e rezultateve të shkëlqyera, elegante dhe natyrale që kënaqin pritshmëritë tuaja.

Doktor Plastik” mundesuar nga Klinika DaVINCI per te shfaqur per ju punët e stafit tonë mjekësor si dhe rezultatet e shkëlqyera estetike të arritura te pacientët tanë.

Mjekët kirurgë të Klinikës DaVINCI janë specializuar në universitetet lider të Kirurgjisë Estetike në Amerikën Latine, SHBA dhe Europë. Kirurgët tanë janë pjesë e shumë konventave që zhvillohen në vendet perëndimore nga organizatat më të njohura ndërkombëtarisht për kërkimet, risitë teknologjike dhe studimet mjekësore në fushën e kirurgjisë estetike. Aktualisht kirurgët e Klinikës DaVINCI ushtrojnë profesionin e tyre në klinikat estetike më të njohura në Itali, e së fundmi edhe në Shqipëri.

Ju mund të takoni mjekët tanë specialistë pranë ambienteve tona në Klinikën DaVINCI në Tiranë si edhe në Klinikën DaVINCI në Prishtinë ku jemi operativ që prej vitit 2017.

Kirurgët tanë kanë operuar me sukses qindra pacientë shqiptarë dhe përvoja e profesionalizmi i tyre është tashmë i afirmuar edhe në Shqipëri e Kosovë. Kjo skuadër profesionistësh është pjesë e ekipit kirurgjikal të Klinikës DaVINCI që synon të ofrojë standardet perëndimore të kirurgjisë estetike me çmime të përgjysmuara krahasuar me ato të klinikave më të njohura europiane, por duke ruajtur të njëjtin standard cilësie.

Ofrojmë PROFESIONALIZËM, GARANCI, PRIVATËSI!