OTOPLASTIKA (RIMODELIMI I VESHËVE)
Rimodelimi i veshëve apo Otoplastika është një ndërhyrje kirurgjikale nëpërmjet së cilës arrihet korrigjimi i veshëve shumë të hapur per nje rimodelim estetik të veshëve. Nëpërmjet kësaj ndërhyrje kërci i veshit tërhiqet prapa, duke u dhënë një formë që shkon pranë normales dhe në përshtatje të plotë me formën e fytyrës.
Operacioni i rimodelimit estetik të veshëve mund të kryhet duke filluar që nga mosha pesë vjeç, nëse mjeku vëren se procesi i rritjes së kërcit të veshëve ka përfunduar. Një operacion i zakonshëm otoplastike zgjat 45 – 60 minuta. Zakonisht procedohet me heqjen e një cope të vogël lëkure nga pjesa e pasme e veshit në mënyrë që të ekspozohet kërci. Më pas veshi rimodelohet dhe ripozicionohet kërci retroaurikular duke e përkulur veshin prapa drejt kokës, keshtu realizohet korrigjimi i veshëve. Edhe nëse problemi juaj qëndron vetëm me njërin vesh, kirugu mund të vendosë që t’i operojë të dy për të siguruar simetrinë më të mirë të mundshme pas operacionit per nje rimodelim estetik të veshëve. Ndërhyrja kryhet zakonisht në anestezi lokale.
Përgatitja Pre-Operatore
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
- Të pakën 2 javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes;
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes;
- Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode.
Pas operacionit
- Në fillim veshët do të jenë të lënduar e të fryrë, ndaj dhe do të fashohen. për rreth 3-4 ditë, kohë gjatë së cilës nuk do të jeni në gjendje të drejtoni makinën për shkak të dëgjimit të kufizuar.
- Kjo fasho do ju hiqet në takimin e radhës dhe do ju këshillohet të mbani një fasho elastike për 5 ditë të tjera në vazhdim gjatë ditës, ndërsa gjatë natës këtë fasho do ta mbani për minimalisht 3–4 javë pas operacionit, derisa veshët të shërohen plotësisht.
- Pas gati katër javësh do të jeni në gjendje ti riktheheni aktiviteteve sportive, përfshirë edhe notin.