Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
1,290 Views

ELEMINIMI I DHJAMIT NGA FAQET (BUCCAL FAT REMOVAL)

Eleminimi i dhjamit nga faqet ose rimodelimi i faqeve. Për të gjithë ju që dëshironi të konturoni fytyrën tuaj DaVINCI propozon teknikën “lipektomia bukale” ose heqja e dhjamit të faqeve e cila është procedura ideale për një pamje më elegante të fytyrës tuaj si dhe theksim të mollëzave njëkohësisht.

Jastëku bukal (i gojës) përfaqëson akumulimin e dhjamit në zonën e mesit të faqeve. Procedura e eliminimit të dhjamit nga faqet mund të shoqërohet edhe me injektim të dhjamit në mollëza (lipofilling) e cila konturon akoma më shumë fytyrën duke vënë në dukje mollëzat tuaja. Procedura e eliminimit të dhjamit nga faqet dhe rimodelimi i faqeve mund të shoqërohet edhe me liposucion të gushës apo me injektim të dhjamit në mollëza (lipofilling).

Procedura dhe Përfitimet

  • Lipektomia bukale  realizohet nëpërmjet një incizioni të vogël në pjesën e brendshme të faqeve.
  • Procedurë e thjeshtë minikirurgjikale, zgjat 30 minuta dhe realizohet në anestezi lokale dhe sedacion.
  • Rekuperimi pas procedurës së eliminimit të dhjamit nga faqet është i shpejtë dhe i lehtë.
  • Nuk do të keni asnjë shenjë.
  • Gjatë kohës së rekuperimit këshillohet përdorimi i një diete ushqimore.
  • Nëse keni kryer injektim të dhjamit në mollëza, rezultati është menjëhërë i dukshëm.
  • Eliminimi i dhjamit nga faqet është rezultat i përhershëm i theksimit të mollëzave tuaja, pa qënë e nevojshme të injektoni acid hyaluronic apo protezë për të patur mollëza të theksuara.