Dëshmo historine tënde në Doktor Plastik
1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars
Loading...
1,431 Views

MBJELLJA E FLOKËVE OSE NË KLINIKËN DaVINCI (TEKNIKA FUE)

Mbjellja e flokëve ose transplanti i flokëve me tekniken FUE nga mjekët më të mirë turq të Spitalit “Europa Aestetic” të specializuar në teknikat më të fundit trikologjike, janë pjesë e Klinikës DaVINCI dhe kryejnë çdo ditë me sukses në Tiranë (Shqipëri) proceduren mikro auto transplanti i flokëve me tekniken FUE që është teknika më e avancuar e mbjelljes se flokëve. Ajo qe ju duhet per rigjenerimin e flokeve tuaj.

PROCEDURA E  MBJELLJES SË FLOKËVE VIJON SI MË POSHTË:

DITA 1

  • Vizita pre-ambulatore me stafin mjekësor turk përpara kryerjes së procedures.
  • Kryerja e analizave.
  • Mbjellja e flokëve ku implantohen 3’500 – 5’500 folikuj.
  • Mbjellja e flokëve me teknikën FUE zgjat 8-10 orë dhe implantohen deri në 5’500 folikuj, (duke konsideruar zonën dhuruese të pacientit).
  • Dhënia e mjekimeve dhe e rekomandimeve për një natë sa më të qetë.
  • Mjekët tanë japin GARANCI për rezultatin dhe rigjenerimi i flokeve do te jete i menjehershem.

DITA 2

  • Pacienti paraqitet në Klinikë për heqjen e garzave dhe kryerjen e mjekimit të parë post mbjelljes së flokëve.
  • Pacienti ështi i lire të vizitojë qytetin e Tiranës dhe miqtë e tij.

DITA 3

  • Pacienti paraqitet në Klinikë për larjen e parë të skalpit post-mbjelljes së flokëve. Kjo larje ndihmon në largimin e shpejtë të krusteve në zonën ku janë implantuar folikujt.
  • Ju do të pajiseni me shampoo dhe locionin për vazhdimin e larjes së skalpit vet në shtëpi për 7-ditët në vijim.
  •  Ju do të pajiseni me një CD ose dokument që përmban instruksione ndihmëse post procedurës së kryer.

Çfarë ndodh me flokët mbas mbjelljes ?

  • 2-3 muaj pas procedurës së auto-transplantit të flokëve vërehet dalja e flokëve të rinj, rigjenerimi i flokeve ka nisur.
  • Pas 8-muajsh ju do të shikoni rezultatin e plotë dhe flokët do të bëhen më të fortë, më të shëndetshëm dhe do të vazhdojnë të rriten normalisht.
  • Klinika DaVinci ju ofron 1 seancë trajtimi PRP (Plazma e pasur me Trombicite), para ose pas transplantimit të flokëve.