MENTOPLASTICA (RIMODELIMI I MJEKRËS)
Rimodelimi i mjekrës ose Operacioni estetetik i mjekrës (Mentoplastica) mund të përmirësojë balancën asimetrike të profilit tuaj ose të korigjojë mjekrën së cilës i mungon definimi. Nëse mjekra juaj është pak e theksuar apo nëse fytyra juaj lidhet me qafën pa asnjë përcaktim, zmadhimi i mjekrës me protezë mund të jetë një opsion.
Rimodelimi i mjekrës ne rastetin e zvogëlimit të saj kirurgu sygjeron një ndërhyrje që kryhet në anestezi totale dhe zgjat 45 – 60 minuta.
Ndërkohë, për ata persona që shqetësimi i tyre është mjekra e futur brenda, kirurgu sygjeron vendosjen e implanteve në mjekër apo acid hyaluronic (mentofiller) për zmadhimin e mjekrës. Protezat për zmadhimin e mjekrës ofrojnë një metodë të përhershme të forcimit të mjekrës dhe të theksimit të saj. Alternativa për rimodelimin e mjekrës me acid hyaluronic (filler) është një zgjidhje e përkohëshme ndërsa kirurgjia e zmadhimit të mjekrës me implante është një zgjidhje përfundimtare qe realizohet nga operacioni estetetik i mjekrës.
Gjatë operacionit të zmadhimit të mjekrës (Mentoplastica) kirurgu mund ta bëj mjekrën tuaj më të gjerë ose më të gjatë në mënyrë që të përmirësojë jo vetëm pamjen e jashtme të mjekrës suaj, por edhe funksionimin e saj. Teknika më e zakonshme e operacionit për rimodelimin e mjekrës realizohet duke bërë një prerje te mishrat e dhëmbëve të poshtëm të gojës dhe më pas duke krijuar një hapësirë për mbajtjen e implantit të vendosur mbi kockën e poshtme të nofullës.
Përgatitja Pre-Operatore
- Ditën që kryeni konsultën me kirurgun duhet të informoni nëse jeni alergjik ndaj ndonjë medikamenti si dhe nëse jeni duke marrë ndonjë medikament për arsye shëndetësore.
- Disa ditë përpara operacionit do të kryeni ekzaminime pre-operatore të cilat informojnë stafin mjekësor mbi gjendjen tuaj shëndetësore.
- Të pakën 2 javë përpara operacionit duhet të ndërprisni marrjen e barnave me përmbajtje Acid Acetilsalicilik (si për shembull Aspirina, Vivin C, Kardiospirina etj.) si dhe të ndërprisni marrjen e antikoagulantëve oralë.
- Duhani duhet të ndërpritet të paktën 2 javë përpara ndërhyrjes.
- Pacienti duhet të ketë bërë dush, të heqë produktet xhel apo manikyr të thonjve ditën para operacionit si dhe të mos konsumojë ushqime apo lëngje të paktën 8 orë përpara ndërhyrjes.
- Rekomandojmë që pacientët ditën e ndërhyrjes të paraqiten me veshje komode.
Pas operacionit
- Pas operacionit të zmadhimit të mjekrës, kirurgu ju vendos një fasho kompresuese e cila duhet mbajtur për 3-4 ditë. Mjekra dhe fytyra juaj do ndjejë dhimbje të lehta, ndaj pas operacionit do ju këshillohet nga mjeku marrja e disa ilaçeve kundër dhimbjeve.
- Përtypja do jetë e vështirë për disa ditë pas operacionit; prandaj mjeku do ju rekomandojë ushqime të buta dhe dietë të lëngshme.
- Pas operacionit të rimodelimit të mjekrës me protezë, mund ta ndjeni fytyrën të zgjatur, të ngushtë dhe të fryrë. Kjo ndjesi do të largohet pas 1 jave. Enjtja do të jetë e bezdisshme estetikisht për pak kohë.
- Pasi të gjitha shqetësimet post-operatore të përfundojnë, mjekra juaj do duket më e theksuar, më e forte dhe do të plotësojë profilin tuaj.